Mesazhi i Presidentit Meta: S’duhet reshtur kurrë së dënuari dhuna ndaj grave

schedule10:34 - 25 Nëntor, 2019

schedule 10:34 - 25 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar ditën Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Çdo akt dhune ndaj grave nuk mund të tolerohet, ai shprehet se ky fenomen duhet dënuar dhe se institucioni i presidencës nuk do të ndalet së dënuari me të gjithë forcën  e ligjit.

“Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, shkruan Meta.

Statusi:

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk duhet rreshtur kurrë së dënuari. Çdo akt burracak dhune, verbale e fizike ndaj tyre, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet, sidomos nga një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta.
Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli”, Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!