Mesazhi i Papës për Pashkë: T’i jepet fund luftës në Siri

schedule16:26 - 1 Prill, 2018

schedule 16:26 - 1 Prill, 2018

Në meshën për festën e Pashkëve, Papa Françesku, kërkoi t’i jepet fund luftës në Siri. Gjithashtu u shpreh në mbështetje të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në gadishullin korean.

Papa Françesku në mesazhin e tij në meshën për festën e Pashkëve në sheshin Shën Pjetër në Vatikan bëri thirrje për t’i dhënë fund masakrës në Siri. Ai gjithashtu u lut për shërimin e plagëve në Sudanin Jugor dhe në Kongo si dhe mbështeti dialogun në Gadishullin Korean. Papa Françesku tha se fuqia e mesazhit të krishterë i dha shpresë të privuarve. Kjo përfshinte emigrantët dhe refugjatët, të cilët ai tha se ishin “aq shpesh të refuzuar nga kultura e sotme e shpërdorimit”. Mijëra njerëz ishin në Sheshin e Shën Pjetër për ta dëgjuar atin e shenjtë të fliste nga ballkoni i bazilikës.

Papa Françesku: “Sot ne i përgëzojmë frytet e paqes në të gjithë botën, duke filluar me vendin e dashur dhe të vuajtur për një kohë të gjatë Sirinë, njerëzit e të cilit janë të lodhur nga një luftë e pafundme. Këto Pashkë mund të ndriçojnë dritën e Krishtit të ringjallur dhe ndërgjegjen e të gjithë lidërve politikë dhe ushtarakë, në mënyrë që të arrihet një fund i shpejtë për masakrën, që të respektohet ligji humanitar, dhe që të bëhen kushtet për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare”.

Gjatë 5 viteve në drejtim të Vatikanit, Papa Françesku vazhdimisht ka dënuar konfliktin sirian. Ndërkohë, gjatë fjalës në sheshin Shën Pjetër, ati i shenjtë tha se shpreson që dhuna dhe përçarja në Ukraçnë dhe Venezuelë të përfundojnë shumë shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!