Presidenti i Parisit, Nasser Al Khelaifi e ka quajtur Neymar një “legjendë” të klubit pas shitjes së tij te Al Hilal.
Neymar u largua nga Parisi pas gjashtë vitesh, 173 paraqitje, 118 gola dhe 77 asistime.
Superylli brazilian mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror me një kosto prej 222 milionë euro dhe pas pesë titujve të ligës dhe një finale të Ligës së Kampionëve ndër të tjera, presidenti francez Nasser Al Khelaifi i dha lamtumirën sulmuesit 31-vjeçar me një deklaratë.
“Sigurisht që është e vështirë t’i thuash lamtumirë një legjende të klubit. Nuk do ta harroj kurrë ditën kur erdhi në Paris, as atë që solli në klub dhe në projekt gjatë këtyre gjashtë viteve. Do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Dua ta falënderoj atë, si dhe familjen e tij. I uroj Neymarit më të mirat për të ardhmen”.
Neymar kishte kontratë deri në vitin 2025 në Paris, por ai kërkoi të largohej dhe klubi nuk e bllokoi, pasi marrëdhënia mes dy palëve ishte prishur prej kohësh. /G.D abcnews.al/