“Mesazhi i Macron ishte i qartë”, sekretari i PSD, Nushi: Qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht deklaratën

schedule16:17 - 8 Shtator, 2023

schedule 16:17 - 8 Shtator, 2023

Rreth dy javë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse këto dy vende “nuk sillen me përgjegjësi”.

Macron në fjalimin e tij të përvitshëm para ambasadorëve të huaj, e përmendi çështjen e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të “disa shqetësimeve” të sigurisë dhe politikës në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë çështje ka folur në “Ballkan Update”, Nol Nushi, sekretar organizativ i PSD, duke u shprehur se mesazhi i Macron ishte i qartë dhe qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht deklaratën.

Sipas tij, është kërcënim serioz dhe kjo ka të bëjë kryesisht me papërgjegjshmërinë e qeverisë karshi dialogut.

Jashtë pritshmëritë janë shumë të larta dhe njerëzit kanë nevojë që të dalin. Realisht vendimi mbi vizat nuk ka qene një vendim i bazuar mbi kriterin, ka qene një vendim politik, të cilën e morën tani për shkak të dialogut dhe ky ka mundësi që të humbas. Ekziston një kërcënim serioz për këtë punë dhe qeveria duhet ta marrë seriozisht dhe nuk duhet të konfliktohet. Duhet të bëjmë çdo kompromis.

Unë nuk do e kisha marrë me sportivitet si e ka marrë qeveria, por do ta kisha marrë shumë seriozisht. Atë që tha Macroni pothuajse sot e konfirmoi ambasadori, jo me të njëjtat fjalë, po nuk demantoi. Kështu është kërcënim serioz dhe kjo ka të bëjë kryekëput me papërgjegjshmërinë e qeverisë së Kosovës karshi dialogut, të cilin e ka pranuar vetë si metodë”,u shpreh Nushi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!