Është fundi i një epoke në Spanjë. Luis Enrique largohet nga posti, në përfundim të kontratës me Federatën Spanjolle dhe është Luis de la Fuente ai që e zëvendëson. Në rrjetet sociale, fjalën e ka marrë tashmë ish-trajneri spanjoll për të falenderuar të gjithë.
“Në emrin tim dhe të gjithë stafit”
“Gjithçka filloi katër vjet më parë, si ikën koha. Mund t’u jem super mirënjohës atyre që më afruan dy herë (Presidenti Rubiales dhe DS Molina). Për të gjithë punonjësit e Federatës me të cilët kemi ndarë përvoja dhe eksperienca të të gjitha llojeve. Sigurisht, për të gjithë lojtarët që kanë qenë shembullorë dhe besnikë ndaj idesë sonë. Më vjen keq që nuk kam mundur t’ju ndihmoj më shumë. Falenderoj gjithashtu të gjithë punonjësit mjekë, fizikë, stjuardë, që punuan pa u lodhur për të ndihmuar lojtarët dhe stafin në gjithçka që na nevojitej. Ishte shumë e veçantë të isha pjesë e gjithë kësaj. Është koha për të thënë lamtumirë por dua të shtoj pak mendim… ajo që i duhet skuadrës është MBËSHTETJA që Luis de la Fuente të arrijë të gjitha objektivat që i vendos vetes. Faleminderit. /G.D abcnews.al/