Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasadori britanik Alastar King-Smith shkuan se qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë pa intimidime.
“Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor.Qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë. Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.”, shkruhet në postimin e ambasadës britanike në Facebook./abcnews.al/