Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

schedule14:08 - 16 Janar, 2025

schedule 14:08 - 16 Janar, 2025

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Së fundmi janë konstatuar një sërë rastesh ku qytetarëve të ndryshëm me anë të mashtrimit u janë  vjedhur të dhënat bankare dhe paratë.

Spiro Brumbulli, përfaqësues i Shoqatës së bankave  shpjegon se si funksionon  kjo skemë.

Për të shmangur këto vjedhje  përfaqësuesi i Shoqatës së bankave I kërkon qytetarëve që të mos klikojnë mesazhe apo linqe të panjohura si dhe  blerjet online ti realizojnë në tregtarë të besueshëm

Nga verifikimet rasteve të konstatuara hackerat rezultojnë se  nuk jetojnë në Shqipëri.

Që të eliminohen rreziqet, kërkohet ndërgjegjësim i çdo mbajtësi të njw  llogarie  apo të një karte bankare  të kontaktojë bankën e vet dhe të raportojë çdo dyshim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!