Mesazhet e Ramës në Kongres/ Arben Meçe: I palëvizur nga presionet e Greqisë, mbajti qëndrim patriotik

schedule18:40 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 18:40 - 8 Dhjetor, 2023

TIRANË- Për afro dy orë, Rama mbajti fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke përçuar disa mesazhe që nga integrimi deri tek reformat në administratë. Koha kryesore të fjalimit të tij iu kushtua drejtësisë dhe integrimit të vendit në familjen e madhe të Bashkimit Evropian dhe presioneve të Greqisë për veto, kur vjen puna tek Fredi Beleri.

Analisti Arben Meçe, në një lidhje live me “Special Report” u shpreh se fjalimi i Ramës ishte i avancuar dhe programor, ndërsa shtoi se nuk mungoi qëndrimi i tij patriotik, kur përmendi çështjen e Fredi Belerit.

“Ishte një fjalim programor, por disi më i avancuar duhet thënë. Rama arriti të artikulonte mjaft qartë, së pari pozicionin e tij patriotik. Për herë të parë Ramën e sheh në një qëndrim nacionalisti dhe kjo lidhet me qëndrimin e tij ndaj Greqisë”, tha ai.

Ai shtoi se qëndrimin e tij për sovranitetin e Shqipërisë u përcoll në mënyrë diplomatike dhe ligjore.

“Pozicionin e tij të palëvizur për presionin e bërë nga Greqia. Kjo ishte shumë pozitive në gjykim tim, ky kryeministër që sovranitetin e Shqipërisë e transmetoi në mënyrë diplomatike dhe ligjore duhet të vlerësohet. U kap gjatë gjithë rrugës tek drejtësia dhe reformat”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!