Mesazhe shpirtërore në pikturat e Gjergj Metës

schedule15:58 - 13 Mars, 2022

schedule 15:58 - 13 Mars, 2022

Piktori Gjergj Meta vjen me një ekspozitë ndryshe në galerinë e Tiranës. Kësaj here duket se e ka zhbërë pak sa stilin urban që e karakterizon , apo kaosin e Tiranës, megjithëse vende shfaq krye edhe në këto punime.

Ndalesën e parë në kërkimin artistik e ka tek frymëzimi i Mjeshtërve botërorë, ai përpiqet t’i sjell me frymën e kohës së tij. Portretet e mjeshtreve botërore në një telja katrore vijnë në formë rrethore në shenjë respekti e inspirimi shpirtëror.

Ai thotë se kjo ndalesë tek ikonat e pikturës vjen si një bashkëbisedim me to, i cili i ka lindur natyrshëm dhe i gatshëm është që të përballet si me suksesin edhe dështimin.

Motivi urban dhe ai romantik duket sikur shkrihen njeri me tjetrin në ciklin e dytë të punimeve . Por ajo që të bënë përshtypje në këto punime, njerëzit janë zëvendësuar me manekinë. Arsyeja sipas piktorit është ftohtësia dhe egoizmi individual i kësaj kohe.

Përmes darkës së fundit, kryeveprës se Leonardo da Vinci piktori tenton të pasqyroj dy botët Ekspozita me 30 punime do të qëndroj e hapur në Galerinë e Tiranës për 10 ditë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!