Mesazh për qeverinë, Balaj: Futbolli krenari kombëtare, mbështeteni!

schedule14:31 - 22 Shtator, 2020

schedule 14:31 - 22 Shtator, 2020

Armando Sadiku dhe Elseid Hysaj, pas Euro 2016 morën pjesë në spotet e Partisë Socialiste dhe u bënë thirrje shqiptarëve të votojnë për këtë parti. Tani situata ka ndryshuar dhe futbollistët kanë një mesazh për qeverinë.

Bekim Balaj, sulmuesi i Sturm Graz dhe pjesë e kombëtares shqiptare, ka një mesazh për politikës, pas ngjarjeve të fundit që e kanë lënë vendin tonë pa futboll.

“Futbollin e kemi krenare kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, shprehet Balaj.

Kohët e fundit ka pasur një përplasje të Ligës Profesioniste të Futbollit me qeverinë, për shkak se kjo e fundit deri më tani po refuzon të plotësojë katër kërkesat e tyre që lidhen me uljen e TVSH-së në 6 për qind, hartimin e një Ligji për Sponsorizimet, zerimin e tatimit mbi pagën e futbollistëve për 10 vite, si dhe faljen e kamatave dhe gjobave për detyrimet fiskale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!