Mesazh kundër homofobisë, mësuesit në Spanjë veshin funde gjatë mësimit

schedule11:47 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:47 - 2 Qershor, 2021

Mësuesit në Spanjë kanë vendosur të veshin funde gjatë orëve mësimore, një mesazh kundër homofobisë dhe bullizimit. Rrobat nuk kanë gjini (#LaRopaNoTieneGenero), kjo iniciativë u ndërmor fillimisht nga mësuesi i matematikës Jose Pinas nëntorin e kaluar për të mbështetur një nxënës i cili kishte veshur një fund, veprim që çoi në pezullimin e tij nga shkolla. Gjithashtu ai u dërgua edhe te një psikolog.

Shembulli i Pinas u ndoq nga Manuel Ortega dhe Borja Velaquez, pasi panë që një nxënës po bullizohej nga shokët e tij muajin e kaluar për shkak të veshjes. Ai kishte veshur një bluze anime./abcnews.al