Kërcënim i hapur, përmes një banderole të shpalosur në qytetin e Genoas. Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka marrë një mesazh në ditën e Krishtlindjeve. Ultrasit e skuadrës doriane kanë vepruar në mbrëmje dhe nuk ndodh për herë të parë.
“25 dhjetor, dreka e Krishtlindjes. Ferrero, zgjidhe me kujdes lokalin tënd”, shkruhet në banderolën drejtuar presidentit të Sampdorias, i cili njihet edhe si një nga karizmatikët e klubeve të Serie A.
Shkak për diçka të tillë besohet të jenë rezultatet e dobëta të ekipit xhenovez, që renditet në vendin e 17-të në kampionat, me vetëm 15 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje të zhvilluara. Zona e ftohtë është një pikë larg dhe kjo nuk pranohet nga ultrasit e Sampdorias. /abcnews.al
? #Sampdoria, anche a #Natale prosegue la contestazione a #Ferrero pic.twitter.com/jP4PqMG0Mh
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) December 25, 2019