Tërmeti i mëngjesit të së martës duket se ka marrë jetët dhe të disa prej njerëzve të afërt të kryeministrit Rama.
Në një postim në rrjetin social, djali i Edi Ramës, Gregor Rama, ka shkruar se mes viktimave të tërmetit të së martës ka dhe persona të afërt me të.
Greg Rama shkruan se “njeriu i tij i afërt së bashku me vëllanë e prindërit janë gjetur nën rrënoja.” Lapsi.al shkruan se bëhet fjalë, për një vajzë, e cila prej një kohe të gjatë ishte në lidhje me Gregun.
Ja çfarë shkruan më tutje në rrjetin social Greg Rama:
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.
Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës.