Jeta është e bukur, por, Xhuljeta Dredhës fati nuk i ka buzëqeshur shumë. Prej dy vitesh 66-vjeçarja nga Vlora po lufton me sëmundjen tumorale të kokës dhe qafës.
Një dhimbje koke e shpeshtë dhe vështirësi në frymëmarrje u bënë shkak për diagnostikimin e sëmundjes së rëndë.
“Kam që në 2023 që vuaj nga kjo sëmundje, në qafë edhe në kokë. Fillova të kisha shqetësime, dhimbje koke dhe qafe. Nuk kisha frymëmarrje të rregullt, pash që diçka nuk shkonte. Shkova te mjeku analizat më dolën keq. Nisa terapinë, bëra ndërhyrjen, tani nisa kontrollet për ecurinë e sëmundjes,” tregon ajo.
Fillova të kisha shqetësime, dhimbje koke dhe qafe. Nuk kisha frymëmarrje të rregullt, pash që diçka nuk shkonte. Shkova te mjeku analizat më dolën keq. Nisa terapinë, bëra ndërhyrjen, tani nisa kontrollet për ecurinë e sëmundjes.
Xhuljeta jeton e vetme, dhe krahas peshës së moshës, iu desh të përjetonte edhe lajmin e hidhur të sëmundjes, të cilën tregon se e përjetoi shumë keq. Ajo vjen nga një familje e madhe vlonjate me 7 fëmijë, ndërsa prindërit i ka humbur para 10 vitesh. Edhe pse thotë që mbështetjen e motrave e të vëllezërve e ka pasur gjithmonë, ajo sot endet e vetme nëpër spitale.
E heshtur, Xhuljeta tregon se ka pasur një jetë të vështirë, e megjithatë nuk është dorëzuar kurrë./abcnews.al