Mes tyre një i dënuar për krime lufte, Suedia dhe Irani shkëmbejnë të dënuarit

schedule09:53 - 16 Qershor, 2024

schedule 09:53 - 16 Qershor, 2024

Një shtetas iranian i dënuar në Suedi për krime lufte është liruar së fundmi si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish mes dy vendeve.

Hamid Noury, i cili po vuante një dënim të përjetshëm, është kthyer në Teheran ndërsa Johan Floderus, një diplomat suedez dhe Saeed Azizi me shtetësi të dyfishtë mbërritën në Stokholm të shtunën në mbrëmje.

Noury ​​u arrestua në Suedi në vitin 2019 dhe u dënua për përfshirje në ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë në Iran, më shumë se tre dekada më parë.

Ndërkohë, Floderus u arrestua në Iran dy vjet më parë me akuzën e spiunazhit, ndërsa Azizi u arrestua nëntorin e kaluar dhe u dënua me pesë vjet burg.

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Iranit janë përkeqësuar që nga dënimi i Hamid Noury.

Duke njoftuar shkëmbimin, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se Irani i kishte bërë Floderus dhe Azizi pengje në një lojë cinike negociatash, me qëllim që të lirohej nga burgu i Suedisë shtetasi iranian Hamid Noury.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!