Një ditë më parë, reperja e njohur Melinda Ademi festoi ditëlindjen. 26-vjetori e gjeti mes një surprize shumë romantike me trëndafila dhe tullumbace. “Një ditëlindje shumë speciale”, tha Melinda, duke i bërë fansat të aludojnë se në fakt, pas kësaj surprize mund të jetë një djalë.
Ndërkohë, ajo ka zbuluar se ditëlindjen e ka festuar në Stamboll, me një darkë romantike pranë urës së Bosforit. Ka qenë verë reperja që ka ndarë disa momente, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër ndërsa mban një trëndafil të kuq në dorë.
Në urën e famshme është ndriçuar dhe emri i saj dhe një urim ku shkruhej: “Melinda, urime ditëlindjen”. Reperja është shumë hermetike për jetën private, duke mos e zbuluar se kush e ka shoqëruar në këtë udhëtim. Sa i përket muzikës, Melinda aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Melodia”.