Mes tensioneve në Bregun Perëndimor, shefi i Pentagonit viziton Izraelin

schedule15:16 - 9 Mars, 2023

schedule 15:16 - 9 Mars, 2023

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka mbërritur në Izrael të enjten. Austin, i cili është në një turne rajonal, zbarkoi në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, ku u prit nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallan, sipas mediave të huaja.

Në të njëjtën ditë, forcat izraelite vranë tre militantë palestinezë në një shkëmbim zjarri, gjatë një serie bastisjesh të kryera në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite të sigurisë thanë se bastisën fshatin Jaba në Bregun Perëndimor për të arrestuar të dyshuarit e kërkuar për sulme ndaj ushtarëve izraelitë në këtë zonë.

Sipas Policisë së Izraelit, të dyshuarit hapën zjarr ndaj trupave izraelite, të cilët kundër-qëlluan dhe vranë tre persona, të gjithë të lidhur me grupin militant palestinez, Hamas.

Ministria palestineze e Shëndetësisë i identifikoi viktimat, burra 26, 25 dhe 22 vjeçarë, dhe tha se ata u qëlluan nga forcat izraelite gjatë një operacioni ushtarak. Ministria gjithashtu bëri të ditur se një burrë i katërt u shtrua në spital me një plagë plumbi në kokë, por është në gjendje të qëndrueshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!