Mes protestave, Merkel dhe Macron ripërtërijnë Traktatin e Elizesë

schedule14:59 - 22 Janar, 2019

schedule 14:59 - 22 Janar, 2019

Është pritur me protesta dhe parulla ripërtëritja e Traktatit  të Elizesë nga ana e Kancelares gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron. Një firmë që shënon një kthesë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve

Kancelarja gjermane ka mirëpritur të ftuarit e ceremonisë së firmosjes së traktatit që i jep një kthesë të re miqësisë franko – gjermane dhe përforcon bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë përshëndetjeve, në sfond dëgjoheshin thirrje kundër kësaj marrëveshjeje nga protestues të mbledhur aty pranë

Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Makron firmosin një traktat që ripërtërit atë të Elizesë, të firmosur nga Sharl De Gol dhe Konrad Adenauer në vitin 1963.

Macron I cili mbërriti me vonesë, u prit nga Angela Merkel, dhe presidents së Landit Akuisgranë, Armin Lashet. Dhe për të ka pasur parulla dhe kore proteste. Por të dy liderët nuk hoqën dorë nga fotografia zyrtare dhe përshëndetën duke buzëqeshur manifestuesit. Traktati vuloset në sallën e kurorëzimit në bashkinë e Land-it.