Mes pishave dhe liqeneve të kristalta, mali i Gramës në Peshkopi ideal për turistët aventurierë

schedule14:54 - 5 Shtator, 2020

schedule 14:54 - 5 Shtator, 2020

Mali i Gramës ndodhet 9 km larg Peshkopisë me një lartësi 2.345 mbi nivelin e detit. Spikat për natyrë e virgjër, liqenet e kristalta, pyje me pisha dhe kulinari me produkte bio.

Bjeshka e Gramës është një nga pikat më kyçe të parkut kombëtar.  Është më e vizituara si me makina dhe të tjerët. Dy opsionet që turistët mund të zgjedhin në këto zona janë turistët me çadra ose me makinë duket të marrin dhe rroba për freskinë e natës”, është shprehur përfaqësuesi i guides.

Bashkëudhëtari ynë në këtë shëtitje Turi është fotograf, por dashuria për natyrën dhe malet e ka nxjerrë në terren për të shoqëruar gupe turistësh. Ai na tregon dhe për ushqimet bio që konsumohen nga turistët.

“Vitet e fundit herë pas here më shkruajnë njerëzit që ti shoqëroj meqë e njof malin. Gjatë shoqërimit bëj dhe video e foto për vete dhe për vizitorët. Grama është një mrekulli më vete, është mali më i lartë në Shqipëri, Korabi, ka shumë familje që kanë stan këtu dhe të ofrojnë gjithçka mishi këtu është i pazëvendësueshëm. Shumica e turistëve janë të huaj, por dhe turistët vendas vijnë”, është shprehur ai.

Ne e kemi filluar turin që më poshtë, dhe tashmë do e vijojmë përgjatë të gjithë kësaj zonë, ku janë liqenet, ujëvarë dhe disa kisha që ndodhen në këtë zonë”.

Më pas ndaluam në një bujtinë për të provuar gatimet e shumëllojta të zonës, shijen e të cilave vështirë se e gjen në qytete.

Këto bjeshkë nuk mbeten bosh të paktën gjatë verës. Takuam disa banorë që dimërojnë në qytet dhe verojnë në këto stane. Shumë nga ta merren me blegtori dhe mbledhin bimë mjekësore, ndërsa të tjerë qëndrojnë gjatë verës dhe për arsye shëndetësore.

në këtë zonë kemi bagëti, merrem dhe me mbledhjen e bimëve mjekësore.

Këtu kam ardhë për here të parë si vend për tu kuruar, pasi gruan e kam me asmë, dhe kam parë se me qëndrimin këtu ajo ka shumë përmirësim. Rri tre muaj në stan”, ka thënë një nga banorët e zonës.

Gjyshërit marrin me vete dhe nipërit për tju trashëguar pse jo dhe traditën.

Ky i ri e ka provuar emigracionin jep dhe një mesazh për të gjithë ata bashkëmoshatarë që mendojnë të ikin nga vendi.

“Kam 10 vite që vij vazhdimisht, dhe këtu sëbashku me vëllain punojmë dhe na dalin disa të ardhura. Nuk merrem vetëm me blektori por edhe me bimë mjekësore. Kam qenë dhe në Greqi por nëse do të gjesh një mënyrë për të punuar mund të punosh në vendin tonë”, ka thënë ai.

Në këtë mal është ngritur dhe një baxho në të cilën mblidhet qumështi i të gjithë staneve të zonës. Nënproduktet bio të qumështit njihen dhe konsumohen nga banorë të shumë zonave të tjera të vendit.

Pronari i baxhos thotë se është i gatshëm të ndihmojë dhe banorë të tjerë të zonën për t’ju blerë qumësht.

“Ju jap paradhënie le të vijnë të ngrenë stane se unë do tju ble qumështin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!