Mes parcelave me kanabis, Artan Hoxha: Ju tregoj si hyra, plot prodhim, ishin të majme

schedule18:03 - 5 Tetor, 2020

schedule 18:03 - 5 Tetor, 2020

Gazetari invetigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje nga xhirimet brenda parcelave me kanabis në veri të vendit. I ftuar në studion e Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo ai tha se zona ku është kultivuar kanabisi kufizohet me Tropojën. Hoxha theksoi se parcela ishte gati për korrje dhe prodhimi kishte shumë rendimet. Por si u fut? Artan Hoxha tregon se shfrytëzoi një moment kur punëtorët ndërronin turnet.

Ato koordinata nuk kanë qenë të mbuluara nga avioni. Është një zonë që ndan Kukësin me Shkodrën, Tropojën me Shkdorën dhe Malësinë e Madhe. Zona kufizohet me Tropojën. Bie në sy edhe nga vitet e tjera që kanë vëzhguar, nuk kam parë bimë kaq të shëndosha dhe të “majme”. Kultivuesit ishin detyruar që edhe degët e poshtme ti lidhin me spango që të mos këputeshin dhe të mos shkonin dëm. 

Këto bimë ishin mbjellë në 10 qershor dhe e kishin bërë ciklin. Ndryshe nga shumë vende, këto bimë kishin rendimet shumë të lartë. Kam parë parcela në Jug, por nuk kam parë të këtij rendimenti. Të gjithë ata që merren me kanabisin, më kanë thënë “ku e gjete”, sepse bie në sy, janë bimë të trajtuara mirë, të ushqyera mirë, me pleh dhe ujë. Shqipëria ka një standard kualitativ të kultivimit të kanabisit. Ne kemi trajnuar ekspertë për kanabisin, e kanë bërë shkollën e jetës. 

Kur ata e blejnë 1300-1600 Euro në fund të parcelës, imagjino sa e ka çmimin në Itali ajo. Ata që janë marrë me këtë janë persona që kanë investuar. Mungesën e energjisë elektrike e zëvendësonin me panele diellore, për dritë dhe për të ndihmuar për pompat për të çuar ujin ose gjeneratorë silenciozë, për të eliminuar zhurmën, kur ke nevojë për ujë dhe gjendet më poshtë se parcela. Kam shfrytëzuar një moment, kur ata që kanë qëndruar gjatë natës shkuan të ndërrojnë turnin dhe kur punëtorët po bënin pushim. Për xhirimet kemi përdorur një kamer 7D, kemi hyrë pa u kuptuar nga personat që e kanë, pasi do të ishim në rrezik. 

Nuk patëm shumë mundësi për të pyetur se kush e ka, kush punon, etj. Na ndihmoi një cik fati. Parcela gjendet 800-900 metra mbi nivelin e detit. Por mënyra si ishte kultivuar dhe si ishte bërë investimi tregonte se ishte goxha serioz. Aty janë hedhur me qindra mijëra euro me një prodhim që kalon miliona euro. Aty janë mbyllur sytë. Lidhje, apo kontakte që kanë personat e grupit kriminal brena agjencive të zbatimit të ligjit” tha ai. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!