Mes lotësh, Big Mama rrëfen fjalët e fundit me babain e ndjerë

schedule07:25 - 31 Maj, 2021

schedule 07:25 - 31 Maj, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Big Mama ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për babain e ndjerë. Në një rrëfim për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, këngëtarja tregoi se babai ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.

E përlotur, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë jo jo por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses.

Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. Më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur.”, tha Big Mama. /abcnews.al