Mes famës dhe alkoolit, jeta e shthurur e Wesley Sneijder në Spanjë

schedule13:14 - 25 Qershor, 2020

schedule 13:14 - 25 Qershor, 2020

Wesley Sneijder, holandezi që ka luajtur me klube të mëdha si Real Madrid dhe Inter, rrëfen në librin autobiografik problemet që ka pasur gjatë eksperiencës së tij në Spanjë. Fama i ka sjellë pasoja mesfushorit, i cili nisi të konsumonte alkool ndjeshëm.

“Isha i ri dhe më pëlqente suksesi dhe të isha në qendër të vëmendjes, por gjëra të këqija ndodhën atje. Nuk ishin ilaçet, por alkooli”, tregon fillimisht Wesley, ndërkohë që vijon rrëfimin e tij. “Jam mësuar të jetoj si një yll. Adhurohesh si lojtar i Real Madrid dhe del në rrugë dhe shpenzon mijëra euro, madje dhe duke paguar gjëra për njerëzit.

Nuk privohesha nga asgjë. Unë mund të qëndroja vetëm dhe nuk e kuptoja që shishja e vodkës ishte bërë shoku më i mirë. Fizikisht nuk e kuptoja. Zgjohesha ditën tjetër sikur asgjë të mos kishte ndodhur”, shton holandezi.

Më pas ai pranon se gjërat nisën të ndryshonin dhe po i ndjente pasojat e konsumimit të alkoolit: “Vazhdova stërvitjen, por çdo herë isha më pak i përqendruar. Gënjeja veten duke thënë se gjithçka po shkonte mirë. Rashë fizikisht, vrapoja më pak dhe i fshihesha trajnerin. Mendoja se askush nuk do ta vinte re”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!