“Nuk kemi çështje të hapura”/ Kryeparlamentari i Bullgarisë: Përkrahim rrugëtimin evropian të Shqipërisë

schedule11:01 - 26 Shkurt, 2024

schedule 11:01 - 26 Shkurt, 2024

Kryeparlamentari bullgar, Rossen Jeliazkov deklaroi se mes Bullgarisë dhe Shqipërisë nuk ka çështje të hapura dhe se marrëdheniet dypalëshe do të intensifikohen.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp në Tiranë me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, Jeliazkov u shpreh se gjatë takimit u diskutua për procesin e integrimit të Shqipërisë, për të cilën Bullgaria ofron mbështetjen e saj.

Patëm dialog intensiv dhe interesant. Nënvizuam marrëdhëniet tona edhe në kontekstin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, edhe në kontekstin e sfidave para rendit ndërkombëtar. Mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura. Folëm edhe për mundësitë për nxitjen e investimeve, për mundësitë që do të na japë “korridori 8”, për intensifikimin e marrëdhënieve. Jemi të kënaqur se “korridori 8″ është pjesë e sistemit evropian. Folëm edhe për këtë, në kuadër të një viti do të kemi një linjë të rregullt ajrore, diçka mbi të cilën ne punojmë fort. Kjo do të japë një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit. Morëm konfirmim për garantimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Shqipëri.

Vlerësojmë përpjekjet për këtë dhe në bazë të kësaj përkrahim rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Jemi të kënaqur për mundësitë që të zhvillojmë dialogun politik dhe do të vazhdojmë komunikimin në nivel parlamentar për intensifikimin të gjitha marrëdhënieve ndërinstitucionale. Faleminderit për bisedimet konstruktive”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!