Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mbajë mandatin e deputetit për qarkun e Durrësit, pasi e kishte fituar një të tillë edhe në Vlorë.
Rama ka informuar ditën e sotme kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për zgjedhjen e tij, pasi në zgjedhjet e 25 prillit arriti që të siguronte mandatin e deputetit në të dyja qarqet. Në qarkun e Durrësit kreu i Partisë Socialiste ishte më i votuari me 15 mijë vota ndërsa në Durrës mundi që të merrte rreth 11 mijë vota.
Gara në këtë rast ishte mes Ana Dhamos së Durrësit me rreth 2000 vota dhe Teuta Ramaj të Vlorës me mbi 1700 vota. Fitimtarja në këtë rast rezultoi Teuta Ramaj.
Më herët gjatë ditës së sotme e bëri zgjedhjen e saj edhe kryetarja e LSI. Monika Kryemadhi zgjodhi mandatin e Fierit duke i dhënë mundësinë që të futet në Kuvend nënkryetarit Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës.
Megjithatë, duke marrë mandatin e Fierit, Monika Kryemadhi ka lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn. s.b/abcnews.al/