Mërziten fansat, aktori i njohur bën deklaratën e papritur për rolin legjendar të “Mr Bean”

schedule18:02 - 5 Janar, 2021

schedule 18:02 - 5 Janar, 2021

Rowan Atkinson, i njohur si “Mr. Bean”, është një ndër aktorët më të dashur për publikun në të gjithë botën.

Me këtë rol, ai për vite me radhë që nga 1990 dhe deri më sot, bëri shumë fansa për vete, duke u kthyer edhe në një legjendë komike.

Mirëpo, së fundmi aktori ka deklaruar në një intervistë për “Radio Times” se nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë të luajë këtë rol.

“Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht”, u shpreh ai.

Pra, në këtë mënyrë aktori ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do ta shohim më në rolin e famshëm të “Mr Bean”./abcnews.al