Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është në të njëjtën linjë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian.
“Jemi në të njëjtën linjë për sa i përket rrëzimit të këtij regjimi të tmerrshëm në Teheran. Dhe do të flasim për të nesërmen, çfarë do të ndodhë atëherë”, tha Merz, i ulur pranë Trump në Zyrën Ovale përpara një takimi midis dy udhëheqësve.
“Ne të gjithë shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, shpresojmë që ushtria izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë dhe për të pasur, me të vërtetë, një qeveri të re në vend, e cila po kthehet në paqe dhe liri.”, shtoi Merz.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, theksoi se Merz “ka qenë shumë ndihmues”, lidhur me sulmet ndaj iranit.
Trump deklaroi se forcat iraniane janë shkatërruar pothuajse plotësisht, duke pretenduar se vendi “nuk ka më marinë, nuk ka më forcë ajrore dhe nuk ka më sistem zbulimi ajror”.
“Pothuajse gjithçka është shkatërruar”, tha ai, duke shtuar se ushtria amerikane po bën “një punë fantastike”.


