Merz: SHBA nuk ka vendosur ende nëse do të futet në konflikt me Iranin

schedule22:52 - 17 Qershor, 2025

schedule 22:52 - 17 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ende nuk ka vendosur nëse ushtria amerikane do të ndërhyjë përkrah Izraelit në konfliktin me Iranin, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz.

Duke folur përpara ditës së dytë të takimeve në samitin e Grupit të Shtatë (G7) në vendpushimin malor kanadez të Kananaskis, Merz tha se “padyshim nuk kanë marrë ende një vendim nëse do të marrin pjesë apo jo në sulmet ndaj Iranit”.

”Një vendim ka të ngjarë të merret në të ardhmen e afërt”, shtoi kancelari.

Merz pati një bisedë 20-minutëshe me Trump, takimi i tij i dytë ballë për ballë me presidentin që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

Trump u largua nga samiti i demokracive kryesore të botës herët, me sa duket për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

“Tani varet shumë edhe nga sa i gatshëm është regjimi i mullahëve të kthehet në tryezën e negociatave. Përndryshe, mund të ketë zhvillime të mëtejshme, por do të duhet të presim dhe të shohim”, tha Merz, duke iu referuar udhëheqjes në Teheran.

Përveç Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Gjermanisë, në samitin e G7 po marrin pjesë edhe udhëheqësit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Japonisë.

Merz gjithashtu kundërshtoi deklaratat e Trump se ”Rusia nuk duhej të ishte përjashtuar nga Grupi i Tetë (G8) në vitin 2014”.

“Unë ende e konsideroj të saktë përjashtimin e Putinit nga formati i G8 pas aneksimit të Krimesë, siç quhej në atë kohë,”, tha kancelari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!