Merveille zyrtarisht i Osijek, Tirana pret miliona lekë nga Getafe

schedule14:55 - 27 Korrik, 2020

schedule 14:55 - 27 Korrik, 2020

Merveille Ndockyt është zyrtarisht pjesë e Osijek. Klubi kroat e kishte marrë nga Getafe në huazim me të drejtë blerje dhe sot ka dalë me njoftim për nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare me sulmuesin anësor.

Tirana, verën e vitit 2017 përfitoi 400 mijë euro nga shitja e tij dhe ruajti 20% të kartonit. Sulmuesi debutoi në La Liga dhe më pas u huazua te Mallorca dhe Barcelona B. Asnjë prej klubeve nuk u bind ta blinte.

 

 Në verë kaloi tek Osijek dhe aty luajti 27 ndeshje, duke u zgjedhur dy herë edhe në formacionin e javës. Kroatët vendosën ta blinin dhe në arkat e Getafes raportohet se shkojnë 550 mijë euro.

Një pjesë e tyre, 110 mijë euro, i takojnë Tiranës. Shpresat kanë qenë për një transferim që do kapte shifra të tjera. Kur u transferua te Barcelona, klauzola në kontratën e Merveille ishte 4 milion euro.

Katalanasit nuk u bindën dhe Tiranës i iku një mundësi për të përfituar 800 mijë euro të tjera nga sulmuesi kongolez. Gjithsesi, në kampin bardheblu janë të kënaqur me shumën që përfituan nga shitja e Merveille. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!