“PD, në krizë të vazhdueshme”/ Mërtiri: Nëse nuk reformohet, do shkatërrohet. Berisha nuk mban peshën e fajit

schedule18:33 - 30 Maj, 2025

schedule 18:33 - 30 Maj, 2025

Analisti Ergys Mërtiri thotë se PD ndodhet në krizë të vazhdueshme.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se PD, nëse nuk do të reformohet, do të shkojë drejt shkatërrimit.

“Kjo është shfaqje e krizës, e bllokuar. Berisha, para zgjedhjeve, vuan psikologjinë e armikut, ai që ngre zërin para zgjedhjeve, konsiderohet se i shërben armikut. Tani, njerëzit kërkojnë llogaritë e veta. Është një parti në krizë të vazhdueshme. Gjasat që kjo parti të fitojë, janë të pamundura. A do ketë njerëz brenda, të ketë kurajo, vlen ta shohim. Por me Berishën në krye, nuk mund të fitohet kurrë. Është frika se mos Berisha i përjashton nga partia. Berisha kërkon të shmangë përgjegjësitë dhe nuk pranon të largohet. Ai po kërcënon tashme, me idenë e një beteje, për votën e lirë. Ai nuk bën protesta, e sheh që nuk ka pjesëmarrje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!