Dries Mertens po kalon një situatë të turbullt sa i përket së ardhmes. Kontrata me Napolin përfundon në fund të sezonit. De Laurentiis i afron një rinovim për 3 milionë euro në sezon, por belgu nuk ka pranuar.
Inter dhe Borussia Dortmund janë dy klubet që interesohen për shërbimet e 32-vjeçarit, por ka një problem për ekipin zikaltër. Në kontratën e Mertens ka një klauzolë, që e pengon firmën me një ekip italian në janar.
Jo vetëm kaq, pasi Calciomercato.com raporton se Mertens i ka premtuar presidentit që nuk do luajë me asnjë ekipi italian pas fundit të aventurës me Napolin, por ai do e dëgjojë me interes propozimin e klubit zikaltër.
Në verë lojtari del i lirë dhe mund të firmosë me kë të dojë, teksa tifozët e Napolit, për të cilët është një idhull, shpresojnë ende që sulmuesi të firmosë rinovimin me ekipin e tyre të zemrës. /abcnews.al