Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mertens është gati të largohet nga Napoli, zbulohet ekipi ku mund të shkojë

schedule09:33 - 7 Qershor, 2022

schedule 09:33 - 7 Qershor, 2022

Sulmuesi belg me përvojë i Napolit, Dries Mertens, është gati të largohet nga skuadra napolitane në të ardhmen e afërt.

Sipas Gazzetta dello Sport, belgu 35-vjeçar nuk ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje me drejtuesit e Napolit për një marrëveshje të re. Mertens kërkon të marrë një kontratë me një pagë prej katër milionë euro në vit, gjë që nuk u shkon për shtat napolitanëve, ndaj sulmuesi është gati të kalojë te Lazio, ku punon trajneri i njohur për lojtarin, Maurizio Sarri.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Dries Mertens luajti 30 ndeshje në kampionatin italian, në të cilat shënoi 11 gola dhe bëri një asistim. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!