Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku një 66 vjeçar ka mbajtur kufomën e mumifikuar të nënës së tij në një bodrum për më shumë se një vit, ndërsa vazhdoi të merrte pagesat e saj të pensionit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 89 vjeçarja e cila dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë që në qershor të vitit të kaluar për shkaqe natyrale është mbajtur nga djali i saj në bodrumin e tij dhe kishte përdorur pako akulli dhe fasho për të evituar erën.
Policia beson se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 42,000 nga pensioni i saj.
Mashtrimi i dyshuar doli në dritë vetëm pasi një postieri të ri që jepte përfitimet e gruas në rajonin perëndimor të Tirolit iu refuzua një kërkesë për ta parë atë. Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin pasues të tmerrshëm.
Policia ka bërë me dije se 66 vjeçari nuk kishte të ardhura të tjera dhe u tha atyre se pagesat do të ndaleshin menjëherë nëse ai do të kishte raportuar vdekjen, duke e lënë atë të paaftë për të paguar për funeralin e nënës së tij ose për të mbajtur shtëpinë.
I dyshuari gjithashtu tha se i kishte thënë vëllait të tij se nëna e tyre po merrte kujdes në një spital dhe se nuk ia vlente të vizitohej pasi gjendja e saj ishte aq e rëndë sa ajo nuk do ta njihte./abcnews.al