Merrte para për regjistrimin e pronave, SPAK kërkon burg për ish-kreun e Kadastrës Berat

schedule13:31 - 27 Shtator, 2021

schedule 13:31 - 27 Shtator, 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite burg për ish kreun e Kadastrës Berat Ervin Nelaj, i cili është arrestuar  në Shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

SPAK pas pas hetimeve prej 9 muajsh ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj ka shpërdoruar detyrën.

Nelaj në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe rregjistrimin e titujve të pronësisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!