Merrnin inerte në lumin Shkumbin, arrestohen 3 autorët

schedule11:25 - 21 Gusht, 2021

schedule 11:25 - 21 Gusht, 2021

Elbasan  – Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë janë arrestuar si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë, për shkak se akuzohet se gërryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin.

Këta persona u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Gryenin në mëyrë të paligjshëme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte, vihen në pranga nga Policia 3 shtetas si dhe shpallen në kërkim  2 të tjerë .

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specilaistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Pasi në fshatin Hoxhaj, Peqin , u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!