Merrni masat, ministrja: Nesër stuhi, zgjat 4 ditë

schedule22:23 - 7 Shkurt, 2021

schedule 22:23 - 7 Shkurt, 2021

Mbrëmjen e sotme ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve në hyrjen e re të Tiranës, ku ishte sw bashku me kryeministrin Edi Rama tha se nesër dhe 4 ditët në vijim të javës që nis do të ketë reshje të shumta shiu.

Reshjet, tha më tej ministrja, e kanë vështirësuar shumë punën në kantierin e rrugës. “Kemi pasur reshje që e kanë vështirësuar punën. Nesër deri në 4 ditë nga nesër do të fillojnë prapë reshjet që do të jenë të shumta, duhet menaxhuar e gjithë situata. Nga nesër në mëngjes do të kemi të njëjtin problem reshje” tha Balluku./ db/Abcnews.al