Merret vendimi për Valverde, Barcelona “dhuratë” Milanit

schedule13:41 - 6 Nëntor, 2019

schedule 13:41 - 6 Nëntor, 2019

Drejtuesit e Barcelonës duket se e kanë vendosur largimin e trajnerit Valverde. Sipas ‘Marca’, starti jo i mirë i sezonit, humbja me Levanten dhe loja pa ide e ekipit i kanë dhënë fund kohës së spanjollit në drejtimin e katalanasve. Ronald Koeman është emri më i përfolur në kampin blaugrana pas aprovimit dhe nga ana e kapitenit, Leo Messi.

AC Milan duket se do të jetë aktiv në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kërkojnë lojtarë të rinj për ti dhënë një frymë të re ekipit pas startit të dobët të sezonit. Edhe pse tifozët kërkojnë lojtarë me eksperiencë, drejtuesit vazhdojnë të këmbëngulin në idetë e tyre.

‘Djalli’ duket se po monitoron 21-vjeçarin e Barcelonës, Carles Alena. Sipas ‘Calciomercato.com’ për spanjollin ka shfaqur interes dhe Tottenham por, kuqezinjtë janë një hap para. Klubi katalanas i ka kërkuar agjentit të Alenës të mos pranojë asnjë marrëveshje por, thjesht një huazim të mesfushorit. Barcelona e shikon të riun si të rëndësishëm për të ardhmen prandaj kërkon ta huazojë për ti dhënë më shumë minuta. /abcnews.al

Carlos Alena

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!