Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në PGE Narodowy të Varshavës do të zhvillohet me çati të mbyllur. Një vendim i tillështë marrë pas takimit të delegatit të UEFA-s me përfqësuesit e Federatës Polake të Futbollit. Është interesante se kjo nuk është në përputhje me udhëzimet e inspektorit të ndërtimit, i cili rekomandonte lojën me çatinë e hapur.
Për shkak të një defekti në çatinë e stadiumit kombëtar, nuk dihej se ku do të luante kombëtarja e tyre ndeshjen e së hënës. Ditën e sotme është marrë një vendim për çatinë e këtij stadiumi.
“Çatia në Stadiumin Kombëtar në Varshavë u mbyll zyrtarisht gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë. Një vendim i tillë u mor pas takimit të delegatit të UEFA-s me federatën polake. Edhe operatori i stadiumit rekomandoi ndeshjen me çatinë të mbyllur”, tha Mateusz Ligeza.
Interesant është fakti se disa ditë më parë inspektori i ndërtimit rekomandoi ndeshjen me çati të hapur. Prandaj, vendimi i së hënës është në kundërshtim me udhëzimet e tij.
“Era më e fortë se 15 m/s mund të çojë në mbylljen e çatisë. Era është 54 km/h, është e kushtëzuar”, shkruhej në dokumentin e lëshuar më 17 mars./ h.ll/abcnews.al
‼️ Dach na Stadionie Narodowym w Warszawie oficjalnie zamknięty podczas meczu z Albanią. Taka decyzja zapadła po spotkaniu delegata UEFA z PZPN. Operator @PGENarodowy także rekomendował grę przy zamkniętym dachu! #POLALB @RadioZET_NEWS #łączynaspiłka
— Mateusz Ligęza (@LigezaMateusz) March 27, 2023