Merret vendimi, ku do e bëjë burgun Saimir Tahiri

schedule12:18 - 9 Shkurt, 2022

schedule 12:18 - 9 Shkurt, 2022

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të kryejë dënimin në burgun e Fierit. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ditën e sotme vendosi se në cilin burg do të vuaj dënimin Tahiri.

Që prej datës 4 Shkurt në burgun “313” në Tiranë, pasi Apeli i GJKKO e dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi që Tahiri të kryej dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer edhe një vlerësim të rrezikut për transferimin e ish-ministrit në burg për të evituar rreziqet për të, për shkak të detyrës që ka mbajtur.

Nga ana tjetër avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të marrë nga Apeli i GJKKO. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!