Në mbledhjen që po zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit në selinë e PD është marrë vendimi i parë i cili është heqja e dyerve të blinduara nga selia blu.
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj, ka zbardhur detaje nga mbledhja, ku është vendosur që të sistemohet çdo zyrë dhe ambientet në PD në mënyrë që të vijojë puna normalisht për deputetët dhe funksionarët e partisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në mbledhje se nuk duhet humbur më asnjë moment dhe se PD duhet t’i rikthehet normalitetit dhe secili të mendojë dhe punojë për opozitën.