Ditën e sotme është zhvilluar online mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit.
Në këtë mbledhke anëtarët e këshillit morën vendimin për të shtyrë detyrimin e qirasë për dy muaj për të gjithë qiramarrësit dhe individët të cilët kanë kontratë qiraje për banesat sociale me Bashkinë e Durrësit.
Detyrimi i shtyrë i qiramarrësve, sipas vendimit të Bashkisë Durrës do të paguhet në mënyrë proporcionale në muajt në vazhdim.
Gjithashtu në këtë mbledhje u mor vendimi edhe për shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave vendore nga data 20 Prill 2020, për në datën 30 Qershor 2020 për të gjitha aktivitetet e mbyllura sipas Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Njoftimi i Bashkisë Durrës:
“Duke patur parasysh situatën aktuale të krijuar nga Covid 19, ky këshill ka miratuar shtyrjen e afatit të pagesave të qerave për familjet që jetojnë në banesa sociale si dhe shtyrjen e pagesave të tarifave vendore për biznesin, vendime që lehtësojnë këto kategori. Ja vendimet që u miratuan:
-Shtyrja e detyrimit të qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020 për të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesat sociale me palë qiradhënës Bashkia Durrës. Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale për periudhën e mbetur të vitit 2020.
Shtyra e afatit të pagesës së tarifave vendore nga data 20 Prill 2020, për në datën 30 Qershor 2020 për të gjitha aktivitetet e mbyllura në zbatim të Urdhërit nr.193, datë 20.03.2020 të Ministrise së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin apo mbylljen e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në zbatim të masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID 19, mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua on line me asistencë teknike të Koordinatores Rajonale të Projektit Bashki të Forta, Eneida Marku”./abcnews.al