Apeli i GJKKO këtë të hënë ka dhënë vendimin për Luan Daçin.
Burime për abcnews.al bëjn ëme dije se Apeli ka vendosur që dënimi me 6 muaj burg për Dacin të konvertohet në një vit shërbim prove.
Në një prononcim për mediat Luan Daci tha se do të bëj rekurs urgjent, ndërsa e konsideroi vendimin ndaj tij një puç të mirëorganizuar që sipas tij do të dështojë. Po ashtu ai u shpreh se nuk do të largohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
“Urgjent do bëj rekurs. Vendimi përfundimtar është vendimi i Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirëorganizuar, por do të dështojë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa fakt penal. Në mënyrë absolute, të dyja janë vendime të sforcuara, të manipuluara”, ka thënë ai.
Ndërkohë kujtojmë se SPAK e akuzoi Dacin se KLD kishte vendosur ndaj tij masë disiplinore në vitin 2007. Daci u fajësua për “falsifikim të dokumenteve”, akuzë që ai e hodhi poshtë duke kërkuar pafajësi dhe pushim të çështjes./abcnews.al