Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro ishte të mërkurën në Prokurorinë e Tiranës. Për gati tre orë me radhë ai dha shpjegime për llogari të hetimit të nisur ndaj “DH Albania”, kompanisë që fitoi tenderin 18 milionë euro, të pezulluar tashmë, për ndërtimin e lotit të partë të Unazës së Madhe në kryeqytet. Sipas prokurorisë, kompania ka paraqitur të paktën katër dokumentet të falsifikuara në garën tenderuese. Qëndro iu përgjigj të gjitha pyetjeve të bërë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, mbi gjithë procedurën tenderuese dhe verifikimet e bëra nga ana e ARRSH-së. Pas daljes nga Prokuroria Qëndro nuk ndau detaje të deklarimeve të dhëna, por këmbënguli se institucioni që drejton nuk ka bërë asnjë shkelje.
“Erdha si titullar i Autoritetit Rrugor dhe dhashë shpjegimet e duhura për ngjarjen në fjalë. Është një hetim që kryhet nga organet kopetente dhe Prokuroria po vazhdon punën e saj. E kam bërë të ditur qëndrimin tim në Prokurorinë e Tiranës. Të gjitha veprimet që ka kryer Autoriteti Rrugor i kam bërë të ditura në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me projektin e Unazës së Re. Unë mendoj se Autoriteti Rrugor nuk ka barë asnjë shkelje”.
Hetimi i çështjes “DH Albania”, i nisur në javën e dytë të dhjetorit të vitit të kaluar për lotin e parë të Unazës së Madhe, u zgjerua në vijim edhe tek dy lotet e tjera. Prokuroria ka ngritur dyshime se edhe në to mund të ketë pasur elementë të veprës penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe të “shpëdorimit të detyrës”.
Në të tre lotet ka garuar edhe një kompani tjetër, e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë financiare, c’ka ka ngritur dyshime se mund të jetë future në garë vetëm për të legjitimuar procesin. Pjesë e këtij hetimi është edhe tenderi i OST I përfituar nga “DH Albania” në vlerën 12 milionë euro për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi. Gjatë së mërkurës, në prokurori dha deklarime edhe administrator i OST-së, Klodian Gradeci.
Ditët e fundit prokuroria ka marrë edhe deklarimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në ARRSH dhe në OST në lidhje me procedurat e dy tenderave në fjalë. Ata kanë shpjeguar se nuk kanë konstatuar parregullsi në dokuemtacionin e depozituar online nga “DH Albania” përmes administratorit të saj, 26 vjeçarit Avdiol Dobi. Dëshmia e këtij të fundit konsiderohet si e rëndësishme nga prokuroria, por Avdjol Dobi ende nuk është gjetur nga Prokuroria edhe pse është thirrur tre herë. DH Albania dyshohet se ka falsifikuar 4 dokumente zyrtare të shtetit të Delaëerit në SHBA, ku është themeluar kompania mëmë e saj. /abcnews.al