Dy persona janë marrë peng si edhe janë dhunuar në Berat. Policia bën të ditur se ka arrestuar tre autorët e kësaj ngjarje. Sipas “bluve” janë prangosur H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”.
Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat. Nga burime mësohet se autorët i kanë mbajtur mbrëmë disa orë në makinë si dhe i kanë rrahur.
Njoftimi i plotë:
I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al