Forcat Speciale RENEA po zhvillojnë një operacion të madh prej dy ditësh në Shkodër me qëllim kapjen e personave të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Abcnews.al mëson se deri më tani policia ka shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me këtë pengmarrje. Operacioni është duke u zhvilluar në Bardhaj të Shkodrës. Njëri prej të shoqëruarëve është pjestar i famljes Doçi që dyshohet se ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës.
Policia e Shkodrës nuk është përfshirë në këtë operacion të kryer plotësisht nga RENEA.
Gazetarja Glidona Daci raporton se dy personat e ndaluar u morën në pyetje. Të dy ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dyshon se në zonën e Bardhajt fshihej biznesmeni me inicialet D.D që mendohet se ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës.
Dy personat e ndaluar janë me precedent të theksuar kriminalë dhe mjaft të njohur në zonën e Bardhajt të Shkodrës.
Deri më tani për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar pesë persona krahas dy të ndaluarëve të ditës së sotme.
Jan Prenga u mor peng në 17 janar dhe më pas u vdiq në duar pengmarrësve për shkak të goditjeve.
Policia dyshon se ai është groposur në zonën përreth. /abcnews.al