Merr mandatin e dytë në Lezhë, Pjerin Ndreu: Vlerësim për punën intensive të 4 viteve

schedule14:36 - 15 Maj, 2023

schedule 14:36 - 15 Maj, 2023

Kandidati socialist, Pjerin Ndreu ka fituar me një diferencë prej afro 2 mijë votash përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni. Sipas të dhënave të KQZ, ai është fitues me 52.75% të votive dhe si pasojë do vazhdojë të qendrojë në krye të bashkisë dhe për një mandat të dytë.

Ndreu ka reaguar pas fitores, ndërkohë që në sfond e shoqëronin ovacionet e mëdha nga mbështetësit e tij.

Ndër të tjera, ai e ka konsideruar këtë fitore si një vlerësim të punës 4-vjeçare që ka bërë, pasi e ka gjetur bashkinë në një gjendje të rënduar.

“Është një vlerësim që më jep komuniteti lezhian, për shkak të 4 vjetëve punë intensive qe ne kemi bërë dhe kemi dhënë mesazhe të drejtpërdrejta që ne dimë të punojmë, ne dimë të respektojmë njerëzit, dimë të gjejmë mënyën se si të zgjidhim problemet e komunitetit. Ka qene një 4-vjeçar shumë i ngarkuar, për arsye të atyre që ne kemi thënë, për arsyen se si e kemi gjetur bashkinë. Ka qene një situatë shumë e rënduar dhe nga ana financiare dhe për shkak të numrit të punonjësve, vështirësi në shumë aspekte, pastaj u përballëm me pandeminë, pastaj me krizën ekonomike botërore. Mendoj se ia kemi dal dhe kemi qene ne krye të detyrës, edhe e kemi merituar këtë rezultat që morën sot”, u shpreh Ndreu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!