Merr jetë koalicioni i gjerë në Gjermani

schedule12:04 - 4 Mars, 2018

schedule 12:04 - 4 Mars, 2018

Socialdemokratët gjermanë vendosën pro aleancës me partinë e Angela Merkel për të qenë në këtë mënyrë pjesë e qeverisë së re të drejtuar nga ajo. Betimi në parlamentin gjerman dhe publikimi i emrave të ministrave do të bëhet në 14 Mars.

Nga referendumi në bazën elektorale të socialdemokratëve gjermanë u vendos që koalicioni i gjerë të marrë jetë. E konfirmuar nga sekretari i partisë, Dietmar Nietan, votat pro ishin 66.02%. në këtë mënyrë do të jetë e mundur një qeveri me unionin kristiandemokrat të Merkel. Në 14 Mars, Merkel mund të rizgjidhet kancelare dhe të prezantojë qeverinë e saj të re.

Nga 463.723 me të drejtë vote votuan 378.437 anëtarë, me një pjesëmarrje prej 78.39%. pro koalicionit të gjerë votuan 239.604 anëtarë. Ky është një rezultat që ka tejkaluar pritshmëritë duke marrë parasysh përplasjet mes rradhëve të socialdemokratëve për krijimin e një aleance të re me konservatorët. Një strategji, e cila më parë ka shkaktuar dhe rënie të mbështetjes ndaj partisë

Komisari i socialdemokratëve gjermanë, Olaf Scholz, u shpreh se me këtë votë tashmë është e qartë se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisë së re. Ai shtoi se socialdemokratët aktualisht kanë forcën që iu duhet për të qeverisur dhe për të çuar vendin në drejtimin e duhur.
Kjo votë konirmon zgjedhjen e Angela Merkel në krye të ekzekutivit të ri në 14 Mars në Bundestag, duke anuluar cdo mundësi për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!