Merr fundi makthi, Sterling del negativ në testin e COVID-19

schedule12:54 - 25 Gusht, 2020

schedule 12:54 - 25 Gusht, 2020

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Manchester City dhe të kombëtares angleze. Raheem Sterling ka rezultuar negative pas testit të Covid-19. Sulmuesi mund të ishte infektuar në ditëlindjen e shokut të tij, Usain Bolt, por fatmirësisht çdo gjë është në rregull.

Ish-kampioni olimpik organizoi një festë në vendlindjen e tij me rastin e 34-vjetorit, por jo çdo gjë shkoi mirë. Bolt rezultoi pozitiv një ditë mbas festës dhe frika kaloi tek ylli i Manchesterit.

Sterling nuk kishte asnjë simptomë të virusit, por iu nënshtrua menjëherë testimit. Fatmirësisht 25-vjeçari doli negativ dhe tashmë ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Anglisë në Nations League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!