Ka marrë fund telenovela: Bruno Fernandes është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Manchester United. Pas më shumë se gjashtë muajsh thashethemesh, “Djajtë e Kuq” kanë arritur te firma e mesfushorit portugez. Shuma që United ka paguar mendohet të jetë 65 milion euro+15 milion euro bonuse, që Fernandes do të ketë mundësinë t’i përfitojë gjatë këtij sezoni.
Zyrtarizimi i Manchester United:
“Manchester United njofton me kënaqësi të madhe marrëveshjen me Sporting Lisbon për shërbimet e Bruno Fernandes. Marrëveshja është arritur dhe Fernandes do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të negociojë për kushtet personale të kontratës. Një njoftim i mëvonshëm do të publikohet gjatë ditës së sotme.”/abcnews.al