Tom Cruise është ndarë nga partnerja e tij, Hayley Atwell pas një viti lidhjeje. Ylli 59-vjeçar i Hollywood-it dhe aktorja 39-vjeçare, besohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë xhirimeve të pjesës së fundit të filmit “Mission Impossible”.
Romanca e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit dhe janë parë shpesh së bashku. Pavarësisht se gjërat mes tyre ishin bërë më serioze muajt e fundit, gazeta britanike The Sun ka raportuar se ata kanë vendosur të jenë thjesht miq.
“Ka qenë një periudhë shumë intensive e xhirimeve së bashku. Ata shkuan mirë por por kanë vendosur të jenë thjesht miq.”, tha një burim. Marrëdhënia me Hayley ka qenë më e gjata për Tom që nga ndarja nga ish-gruaja, Katie Holmes në 2012.