Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e një shqiptari në Greqi. I riu mundi të largohet nga qelia e një burgu në Akropoli të Greqisë, ndërsa policia shpërndau me shpejtësi fotot e tij dhe nisi ndjekjen.
Lexo edhe: FOTO/ Arratiset nga qelia i riu shqiptar, alarmohet policia në Athinë
Pavarësisht operacionit të arratisjes, ai nuk ka arritur të gëzojë për një kohë të gjatë “lirinë”, pasi autoritetet policore e lokalizuan duke u endur në Petralona dhe i vunë prangat. /abcnews.al/